Librazhd, lëkundje tërmeti me intensitet 4-5 ballë
Librazhdi ndjeu lëkundjen e një tërmeti rreth orës 21:11. Epiqendra ishte 6 km në perëndim të Librazhdit, me forcë 4-5 ballë i shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Elbasan. Nuk ka raportime për dëme si pasojë e lëkundejeve të tërmetit.
LIBRAZHD-Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Librazhdit. Sipas Institutit Sizmiologjik lëkundjet e tërmetit janë regjistruar rreth orës 21:11 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, me kordinata 41. 21 në veri dhe 20. 27 në lindje. Epiqendra e tërmetit ka qënë 6 km në perëndim të Libtazhdit dhe ka patur një intensitet 4-5 ballë. Lëkundjet janë ndjerë më tepër në Librazhdit, mbi 4 ballë, por edhe në Elbasan rreth 4 ballë. Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundjet nuk kanë shkaktuar të lënduar në njerëz apo dëme materiale. (e.n/BalkanWeb)