Ironizohet Berlusconi

Gjermania dhe Franca i janë kthyer Italisë me kërkesën të bëjë më shumë përpjekje për nxitjen e rritjes ekonomike dhe reduktimin e borxhit të saj gjigant.
Ndërsa liderët e Eurozonës po luftojnë të rrisin fondin e shpëtimit, si mënyrë për të frenuar infektimin e vendeve të tjera të Eurozonës, Angela Merkel dhe Nikolas Sarkozy zhvilluan bisedime me kreun e ekzekutivit italian, Silvio Berlusconi, të cilit i kërkuan të marrë masa më radikale për rikthimin e besimit të investitoreve.
"Italia eshte nje partner i madh dhe i rëndësishem,- tha Merkel, - por duhet të beje c`eshte e mundur per te permbushur detyrimet e saj. Besimi tek financat publike te Romes eshte vendimtar ne parandalimin e perhapjes se krizes se borxhit grek, por per Francen dhe Gjermanine shqetesimi kryesor eshte se Berluskoni nuk po merr masat e duhura".
Se sa i besueshem eshte kavaljeri dhe premtimet e tij per dy lideret europiane, kete e tregon qarte reagimi i tyre ne konferencen e shtypit ku pas pyetjes mbi kete teme, nuk e mbajne dot te qeshuren.
Shenjestrimi i Berlusconi-t erdhi ne kohen kur 27 lideret e BE-se negocionin tre shtyllat kryesore te paketes anti-krize.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
FMN: Mund të infektohet sistemi bankar
Sot në 'Fiks Fare': Arvizu show
“Wikileaks” ndërpret punën
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Turqi, 265 persona të vdekur nga tërmeti