E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa Zgjedhje te reja vitin e ardhshem

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se qeveria e dalë nga zgjedhjet e fundit do të jetë e brishtë dhe si rezultat pret që të ketë sërish zgjedhje në vitin e ardhshëm. Këto komente, Mustafa, i bëri gjatë ndriçimit të “Bredhit të Pavarësisë” në qendër të Prishtinës që bëhet për nder të festave të fundvitit.

Kreu i LDK-së, i cili mban edhe detyrën e kryetarit të Prishtinës, tha se ende nuk dihet se cila parti do të ketë privilegjin të krijojë qeverinë, pasi që sipas tij ende nuk ka përfunduar në tërësi procesi zgjedhor.

 “Unë e kam thënë opinionin tim se jam shumë i bindur se këto zgjedhje nuk japin një qeveri dhe pushtet të qëndrueshëm të Kosovës. Duhet gjendur një mënyrë se si të tejkalohet kjo në mënyrë që në vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e vërteta, zgjedhje që burojnë nga vullneti i qytetarëve të Kosovës” tha Mustafa.

Ndërkohë, edhe ndriçimi i “Bredhit të Pavarësisë”, një traditë kjo e iniciuar nga ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, kësaj radhe duket se ka nxjerr në pah kundërshtimet në mes dy partive më të mëdha. Ceremonia  këtë herë, nuk i është përmbajtur traditës për ndezjen e dritave nga Presidenti i vendit post që mbahet nga PDK, por nga kryetari i Prishtinës.

Shkelzen Osmani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›