E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer ndizen dritat per Lojerat Olimpike 2012

Londra ka ndezur per here te pare prozhektoret e stadiumit “Olimpik”, i cili pas 18 muajsh do te prese kompeticionin me te rendesishem te sportit, Lojrat Olimpike 2012. Ne ceremonine e zhvilluar ne Stratford, kryetari i bashkise se Londres Boris Johnson ka bere te ditur se qyteti i tij eshte i gatshem te prese Olimpiaden edhe sikur ajo te nise me shpejt. Londra fitoi te drejten e zhvillimit te Olimpiades 2012, nderkohe qe ky stadium me 80 mije vende do te jete dhe emblema e ketij kompeticioni.

Megjithe atmosferen festove per inaugurimin e stadiumit, Johnson eshte shprehur se anglezet vazhdojne te vuajne deshtimin qe nuk arriten te merrnin organizimin e Boterorit 2018. Ne ceremonine e inaugurimit te stadiumit “Olimpik” te Londres ka marre pjese dhe kryeministri britanik David Cameron, i cili ka ndezur 532 dritat e 14 kullave qe ndricojne impiantin gjigant. Cameron ka bere te ditur se shpreson qe atletet angleze te fitojne sa me shume medalje te arta ne kompeticionin me te rendesishem te sportit botëror. Stadiumi “Olimpik” nisi te ndertohej ne maj te vitit 2008, nderkohe qe per ngritjen e tij jane shpenzuar 516 milion paund.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›