E Diel, 1 Nëntor 2026

Toci Nuk ka zgjedhje pa u bere transparenca

Nuk ka zgjedhje ne maj pa u bere transparenca e zgjedhjeve te qershorit. Opsioni qe deri dje shihej si plani B i opozites, ka  marre tashme formen e vendimit. Deputeti Socialist Fatmir Toci ne nje interviste per Alsat deklaron se opozita nuk ben me asnje terheqje nga oferta e fundit, por as nga garantimi i votes se shqiptareve ne tete maj.

”Nuk mund të ketë më pjesëmarrje në këto zgjedhje pa u bërë transparenca një herë e mirë. Kjo transparencë nuk bëhet me qëllim që ne të vijmë në mënyrë automatike në pushtet. Kjo është thënë e rithënë nga ana jonë në mënyrën më publike. Bëhet me qëllim që zgjedhje të tilla si 28 qershori i vitit 2009 të mos ndodhin më në Shqipëri” tha Toci.

Por cili do te jete mekanizmi i bllokimit te zgjedhjeve nga opozita? Deputeti socialist sqaron: “Taktikat për të arritur në këtë strategji janë pjesë e udhëtimit të PS në këto 5 muaj për të vajtur në zgjedhje”.

Por kjo nuk do te thote shtyrja e dates se zgjedhjeve, precedenti per te cilin ndodhi ne 2007.

”Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë zgjedhjet, por ka një arsye tjetër shumë të madhe, për të bërë dy palë zgjedhje në të njëjtën datë. Pra, bashkë me zgjedhjet lokale të shkohet dhe në zgjedhje të përgjithshme. Tashmë ne e kemi vërtetuar dhe Sali Berisha e vërtetoi që zgjedhjet janë vjedhur” tha Toci.

Toci konfirmon se grupi parlamentar i PS do te kembengule ne seancen e se enjtes dhe te fundit per kete sesion ne denoncimin e mungeses se vullnetit te mazhorances per te zbardhur zgjedhjet e qershorit, cka sipas tij verteton katrahuren zgjedhore te zgjedhjeve te shkuara, por qe sipas tij opozita nuk do te lejoje perseritjen ne zgjedhjet e ardhshme.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 22 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›