E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa, përgëzon qytetarët me rastin e Festës së Pashkëve

Me rastin e Festës së Pashkëve, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Imzot Dodë Gjergjin, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të anëtarësisë së gjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve. Gjatë shekujve, të parët tanë kanë dëshmuar kulturë të mrekullueshme të bashkëjetesës në diversitet dhe të harmonisë vëllazërore fetare. Kjo kulturë e jashtëzakonshme, ky virtyt i veçantë na ka ndihmuar t’i tejkalojmë me besim, me qëndresë e me dashuri sprovat e mëdha, me të cilat jemi ballafaquar ne si popull e si vend”.

Në këtë javë të shenjtë, në Festën e Pashkëve, “le të urojmë nga zemra që Paqja e Hyjit të mbretërojë kudo në botë dhe mbarë popujt të kenë liri, begati dhe harmoni në mes vete. Në ditën e ringjalljes së Krishtit, urimet më të sinqerta u shprehim edhe ushtarëve dhe komandantëve të NATO-s/KFOR- it), të cilët po bëjnë një punë të shkëlqyer për ruajtjen e sigurisë në vendin tonë”, thuhet pos tjerash në këtë urim..

Po ashtu urime u shprehim edhe të gjithë ambasadorëve të vendeve mike, të akredituar në vendit tonë, si dhe familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›