Serbët kërkojnë mbajtjen e zgjedhje lokale në Kosovë

Kryetari i Këshillit për Kosovë Ljubomir Kragoviq, i ka dorëzuar kryetares së Kuvendit Sllavica Gjukiq –Dejanoviq peticionin me të cilin 70.000 serb të Kosovës kërkojnë që zgjedhjet lokale të mbahen edhe ën Kosovë.
”Sikurse kam paralajmëruar dje ,,kam dorëzuar peticionin .Më ka pranuar (Gjukiq-Dejanoviq) dhe ka marr nënshkrimet tha Kragoviq për agjencinë Beta. Serbia është dorëzuar përball presionit ndërkombëtarë dhe ka paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të mbajë zgjedhje lokale edhe në Kosovë, pasi është arsyetuar se ende nuk është përgatitur për një gjë të tillë. Gjithë mekanizmat ndërkombëtarë kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa edhe UNMIK-u ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta mbështesë Serbinë në këtë drejtim.