Isa Mustafa premton fitore në 9 komuna

Isa Mustafa ka thënë se do ta fitojë Artanën. Ai ka përmendur të gjitha komunat me të cilat udhëheq LDK-ja.
"Ne duhet ta fitojmë prapë Artanën dhe gjithsesi do ta fitojmë, e fitojmë sepse jemi më të mirët, më së miri e kemi udhëhequr Artanën, Kamenicën, Prishtinën, Podujevën, Istogun, Obiliqin, Fushë Kosovën, edhe në mandatet e ardhshëm do t`i bashkëngjiten Gjilani e Vitia dhe Prizreni, sepse janë gjitha këto mjedise se LDK-ja është shumë e fortë, është shumë e konsoliduar dhe për këtë arsye ne do të fitojmë, ka thënë Isa Mustafa në Artanë të dielën.", ka thënë Mustafa.
Këto komente i bëri gjatë ceremonisë së 23 vjetorit të themelimit të degës së Artanës./Indeksonline./