E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa premton kujdes për fëmijët e luftëtarëve

Për nder të festave të fundvitit, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa u ka shpërndarë dhurata fëmijëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me ketë rast, kreu i Prishtinës iu ka uruar fëmijëve shumë shëndet dhe një vit të mbarë në vitin 2013, transmeton koha.

Isa Mustafa ka premtuar me këtë rast se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të kujdeset për fëmijët e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe ushtarëve të UÇK-së, sepse këto familje meritojnë shumë më shumë që “ne kemi qenë në gjendje të bëjmë kësaj radhe”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›