Pagat e shërbyesve civil dalin sot

Të gjithë shërbyesit civil sot mund tu drejtohen bankomatëve për t’i tërhequr pagat e tyre të dhjetorit. Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovë, se Ministria e Financave ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor .
Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se, për shkak të përfundimit të vitit 2012 si dhe duke pasur parasysh festen e Vitit të Ri, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt. Me këtë rast , Ministria e Financave të gjithë qytetareve të Kosovës ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2013, begati dhe shëndet për familjet tuaja./Indeksonline/