Isa Mustafa sërish kandidat i LDK-së?

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka vendosur që në zgjedhjet lokale, në garën për kryetar të Prishtinës, të garojë me kryetarin aktual të partisë dhe të komunës, Isa Mustafa.
Vendimi është marrë pas kërkesës së të gjitha degëve të kryeqytetit, të cilat kanë kërkuar që në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, t’u prijë kryetari Mastafa, i cili do të pretendojë drejtimin e Prishtinës, për të tretën herë radhazi.
Ky vendim, siç raporton Klan Kosova duke u thirrur në burime të veta, ka ardhur pas vlerësimit, se LDK vetëm me Isa Mustafën e ka të sigurt, vazhdimin e qeverisjes me Prishtinën.
Nga subjektet e mëdha politike në vend, vetëm Partia Demokratike e Kosovës, ende nuk ka vendosur se me cilin kandidat do të pretendojë në zgjedhjet lokale në kryeqytet.
Lëvizja Vetëvendosje, ka vendosur të garojë me Shpend Ahmetin, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Besnik Tahirin./Indeksonline/