E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër vërtetohet nëse intelektuali i shquar shqiptar ishte spiun

Gjatë ditës së nesërme Komisioni për lustrim do të zbardhë dosjet e disa personaliteteve në mesin e të cilëve gjendet edhe një intelektual shqiptar me ndikim, kryetar i një shoqate të fuqishme nga sfera e arsimit.

Nuk bëhet i njohur identiteti i tij dhe nuk jepen kahe se a është edhe ai spiun apo bën pjesë në mesin e personave që kanë dhënë urdhra.

Gjithashtu në mbledhjen e nesërme do të lustrohet edhe njeriu i parë i një shoqate qytetare maqedonase detyra e së cilës është kujdesi për maqedonasit e ikur nga lufta qytetare në Greqi, shkruan Zhurnal.

Në mesin e personave që përmenden është edhe njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish liderit të VMRO DPMNE-së, kolegë i tij nga koha e studimeve, i cili në vitet e 90-ta ishte larguar nga Maqedonia. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›