E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ italiane: S'ka takim "Miqtë e Sirisë"

Ministria italiane e Punëve të Jashtme sot pasdite i përgënjeshtroi informacionet se të dielën më 8 shtator në Romë do të mbahet takimi i përfaqësuesve të 11-të vendeve anëtare të Grupit "Miqtë e Sirisë".

Reagimi i këtillë pasoi pas informacioneve të cilat i publikuan më shumë media duke iu referuar një burimi të paemëruar diplomatik, se të dielën në Romë do të mbahet takim i "Miqve të Sirisë", i cili me siguri do të jetë në nivel të ministrave të punëve të jashtme.

Në mesin e anëtareve të Grupit "Miqtë e Sirisë" janë edhe SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Egjipti dhe Arabia Saudite./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›