Isa Mustafa sërish në inspektim

I pari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka dal sërish në vendin e punimeve të sheshit “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti” për të shikuar se si po punohet në këtë shesh. Me këtë rast ai ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkë partiakët e tij.
Ditë më parë, Mustafa kishte premtuar që para dimrit këto sheshe do të jenë të përdorshëm, pasi që pllakat do të shtrohen në pjesët më të madhe të tyre, raporton Express.
“Do të mundohemi që të bëhet një shesh i cili do të jetë cilësor dhe t’i shërbej qytetarëve. Para dimrit do të jetë i përdorshëm sepse pllakat do të shtrohen në pjesët më të madhe. Ditëve të fundit është intensifikuar puna. Ne jemi të interesuar që këto shtigje kryesore t’i kryejmë sa më shpejt. Llogarisim që sivjet të shtrojmë diku rreth 14 000 metra katror pllaka dhe të përfundohet diku rreth 80 për qind e punimeve, në mënyrë që për në pranverë të mbesim vetëm disa punë të lehta”, pati thënë ai.
Inspektimi i këtyre punimeve, i fundit nga kryetari Mustafa, ishte bërë më 5 nëntor.