E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste e Kosovës fton për festë në Vlorë

Partia Socialiste e Kosovës ka nisur urimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Këtë festë ajo ua ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

‘Data e 28 Nëntorit duhet të na shërbejë të gjithëve për të reflektuar rrugëtimin tonë të vështirë përgjatë historisë, kur u vu gurëthemeli i projektimit të së ardhmes së kombit tonë, si datë historike sublime, ku qëllimi i paraardhësve tanë jetësoi një pjesë shtetërore, por përjetësoi kombin shqiptar.

Prandaj kësaj date duhet t’i referohet çdo shqiptar pa përjashtim, duke u angazhuar dhe duke dhënë kontributin e vyer në interes të arritjeve të nesërme të kombit.

Duke marrë parasysh integrimin në botën e zhvilluar moderne, atëherë pikënisja e këtij takimi integrues për shqiptarët, para se të ndodhë çdo kund tjetër, duhet të jetë në Vlorë’ thuhet në urim, i cili përfundon me ftesën për të gjithë ‘përkrahësit dhe anëtarët që më 28 Nëntor të festojmë në Vlorë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›