E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa zgjidhet ne krye te Lidhjes Demokratike te Kosoves

Prishtine 7 nentor NOA - Isa Mustafa kryetari i Bashkise se Prishtines eshte zgjedhur para pak minutash me 235 vota kundrejt 124 votave qe mori Fatmir Sejdiu kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Kane qene delegatet e Lidhjes Demokratike te Kosoves qe vendosen keshtu qe per nje mandat te ri katervjecar ne krye te LDK-se te jete Isa Mustafa.

Ne kuvendin e shtate te LDK-se i mbajtur kete te diele delegatet zgjodhen strukturat e reja qe do te drejtojne partine kryetarin e saj dhe keshillin e pergjithshem drejtues te LDK-se.

Gjate zgjedhjeve te sotme te kreut te LDK-se ku garonin per kete post ish kreu i saj dhe ish presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa i cili arriti te marre votebesdimin e delegateve te LDK-se per te drejtuar partine.

Gjate zgjedhjeve te kryetarit te LDK-se ish kreu i saj Fatmir Sejdiu kishte deklaruar para votimit se Kosoves i duhet me shume se kurre bashkimi ne shtepine qe kosovaret e ndertuan bashke.

Ai theksoi se LDK synon integrimin e Kosoves ne BE dhe NATO duke garantuar se me kete vizion LDK do marre persiper qeverisjen e vendit ne mandatin e ardhshem pas zgjedhjeve te jashtezakonshme qe do te mbahen ne 12 dhjetor.

Fitorja e Isa Mustafes ne krye te LDK-se dukej se ishte mberritur me nje marreveshje qysh nje dite me pare andaj edhe pritja e tij sot nga delegatet ne mjediset ku u zhvillua kuvendi i shtate i LDK-se ishte dukshem vota e tyre per kryetarin e ri te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Lidhja Demokratike e Kosoves u drejtua nga Fatmir Sejdiu ne vitin 2006 kur nderroi jete edhe udheheqesi i Kosoves dhe themeluesi i Lidhjes Demo0kratike te Kosoves Ibrahim Rugova.

mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›