Isco e veshë fanelën e re

Pak orë pas zyrtarizimit të Pellegrinit si trajner i ri i Manchester Cityt, në internet po qarkullon një foto e cila lidhet me këtë skuadër.
Talenti i Malagës, Isco është parë me fanelën e Cityt në Izrael. Talenti spanjoll ka qenë i shoqëruar nga tre persona të panjohur me të cilët duket se e ka bërë këtë foto.
Mediat sot kanë raportuar se mungon vetëm nënshkrimi mes Cityt dhe Iscos.
Ende nuk ka patur ndonjë përgjigje nga vetë lojtari nëse fotoja ka qenë montazhë apo është realitet./Indeksonline/