Ish - kampioni i Evropës Godelli në pranga

Sportisti elitar i peshëngritjes, ish-kampioni i Europës në këtë sport, Daniel Godelli, është bërë personazh i kronikës së zezë.
Ai ka përfunduar në prangat e policisë, mbrëmjen e së enjtes, pasi është kapur me armë pa leje. Ka qenë pikërisht policia e Peqinit, ajo që e ka shoqëruar në komisariatin përkatës ish-kampionin e Europës në peshëngritje, Daniel Godellin. Policia bën të ditur se Godelli ishte duke udhëtuar drejt Vlorës kur është kapur me fishekë detonatorë, ndërsa merret vesh se destinacioni i tij ishte Italia.