E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- Miss Shqipëria, shtatzënë me nipin e Sali Berishës

Share

Bukuroshja 21 vjeçar, Irsa Demneri, së shpejti do bëhet nënë. Ish- Miss Shqipëria në vitin 2007 është shtatzënë në muajin e pestë dhe pret të bëhet me vajzë nga lidhja e dashurisë me nipin e Sali Berishës, raporton Panorama Plus.

Sipas gazetës, djali, me emrin Endrit, është diplomuar për juridik dhe aktualisht punon në administratën e Bashkisë së Tiranës.

Është frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe ka shumë njohje me vajzat VIP. Lidhja e tyre ka nisur para një viti dhe ata kanë organizuar një darkë të madhe familjare duke e bërë serioze marrëdhënien e tyre. Endriti është 25 vjeç, i pasionuar pas markave dhe makinave të shtrenjta, shkruan gazeta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›