E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i matematikës, sot testi i dytë për maturantët

Maturantët në gjithë vendin japin sot provimin e dytë të maturës shtetërore, atë të matematikës. Pritet që testimi të nisë rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe të zgjasë për 2 orë e 30 minuta. Maturantët do të paraqiten në shkollë në orën 9:00 të mëngjesit dhe pas verifikimit të dokumentave do ti nënshtrohen testit.
 

Testi do të përmbajë 25 pyetje gjithsej, nga të cilat 13 me alternativa dhe 13 me zhvillim. Lloji i parë i pyetjeve do të vlerësohet me 1 pikë për secilën. Duke u përgjigjur saktë, nxënësit mund të grumbullojnë në total 13 pikë. Pyetjet me zhvillim do të kenë peshë tri herë më të lartë.

Maturanti përjashtohet nga provimi në rast se nuk është i pajisur me dokument identifikimi, nuk qëndron në vendin që i caktohet. I njëjti penalizim vlen edhe kur kandidati bën përpjekje të fitojë në mënyrë të padrejtë informacion mbi përmbajtjen e testit, merr ose jep kopje, komunikon me nxënës të tjerë, komenton lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, mban me vete telefon celular, radio apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
Testi i matematikës, ashtu si i letërsisë do të kryhet nën masa të forta sigurie, për të shmangur në këtë mënyrë kopjimin.

Ndërkohë celësi me zgjidhjen e provimit të parë të maturës shtetërore, të letërsisë u publikua vetëm dy ditë më parë. Por edhe pse korrigjimi ka përfunduar, ende nuk janë shpallur notat e provimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›