E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- polici deshmi kontradiktore per armen qe vrau rivalet e grupit

TIRAN- Seanca gjyqesore ne ngarkim te 16 te pandehurve te bandes se Durresit vazhdoi dje me debate mes prokurorit te ceshtjes dhe avokatit te Lulezim Berishes duke akuzuar njeritjetrin per falsifikim te procesverbaleve dhe raporteve hetimore te ceshtjes. Ky debat erdhi pas deshmise se Bajram Ukes ish-efektiv i policise se objekteve prane Rezervave te Shtetit ne Rrashbull te Durresit.

Ky efektiv policie me 30 tetor 1998 nje dite pas vrasjes se Arjan Pajes Vrion Currit dhe plagosjes se Marsel Sotirit ka marre ne dorezim nga nje femije 10 vjecar nje arme Kallashnikov. Nga kjo arme tashme zhdukur nga dhoma e provave ne Policine e Durresit sipas akuzes jane vrare ne Kodrat e Rrashbullit Arjan Paja Vrion Curri dhe ka mbetur i plagosur Marsel Sotiri. Kjo arme sipas prokurorise eshte gjetur ne vendin e vrasjes dhe ky pretendim eshte forcuar edhe nga i penduari i bandes Adriatik Coli gjate deshmise se tij. Por gjate seances se djeshme gjyqesore deshmitari Uka mohoi ne menyre kategorike se kjo arme ishte gjetur ne vendin e vrasjes. Ai shtoi se armen ia kishte sjelle nje femije 10 vjecar qe me pas eshte administruar nga Komisariati i Policise Durres. Per dorezimin e armes ne ate kohe ish- polici shtoi se kishte mbajtur dy procesverbale nje raport sherbimi ku ishte shenuar tipi i armes dhe numri i serise qe ia kishte dorezuar eprorit te tij dhe nje tjeter qe eshte marre ne dorezim ne Komisariatin e Durresit. Ne procesverbalin qe prokuroria ka administruar ne dosje rezulton se arma nuk ka te njejtin numer serie me ate qe deshmitari Uka ka mbajtur shenim ne raportin e sherbimit te 30 tetorit 1998. Per kete fakt prokurori vendosi para deshmitarit procesverbalin e deklarimeve te tija te dhena ne shtator te vitit 2000 ku thuhet numri serial i armes se gjetur dhe vendit ku ishte gjetur Kallashnikovi.

Deshmitari Uka mohoi ne menyre kategorike se ishte marre ne pyetje ne ate kohe nga oficeret e policise duke mohuar gjithashtu se firma e hedhur ne kete procesverbal ishte e tija. Te ndodhur para kesaj situate prokurori kerkoi nga gjykata te lejoje kryerjen e akt-ekspertimi grafik te firmes se deshmitarit Uka kerkese kjo qe u pranua nga gjykata. Nderkohe sipas deshmitarit arma ishte dorezuar ne ora 1400 te pasdites se dates 30 tetor 1998 ne vendin e tij te punes nga nje djale 10- vjecar me inicialet M.M. Vete Coli pas deshmise se Ukes konfirmoi qendrimin e tij se ne vendin e ngjarjes se vrasjes se Pajes Currit dhe plagosjes se Sotirit ishte gjetur arma e tipit Automatik dhe nje fije floku te gjitha keto sipas tij i kishte mesuar nga vellai i Klodian Saliut Shkelqimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›