E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi apel nga OKB-ja Njohja e Kosoves paqe rajonale dhe globale

Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate punimeve te Sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme AP te Organizates se Kombeve te Bashkuara OKB ka bere apel per njohjen e Kosoves nga vendet qe ende nuk e kane bere.

Topi u beri thirrje homologeve vendet e te cileve akoma nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves ta njohin ate duke i siguruar se kjo eshte menyra e vetme per ti kontribuar stabilitet afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale.

Kryetari i Shtetit theksoi se Shqiperia mbetet e angazhuar per ti kontribuar kesaj axhende dhe rolit te patjetersueshem te Organizates e agjencive te saj te cilat me mire-administrimin e buxhetit dhe burimeve njerezore mund tiu pershtaten kerkesave te vendeve anetare.

Sipas tij integrimi dhe anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian perben nje perparesi te politikes sone te jashtme ku si rralle here ka nje konsensus te gjere politik dhe social.

Kosova zuri nje vend te rendesishem ne fjalen me te cilen Presidenti Topi iu drejtua te pranishmeve ne Sesionin e 65-te te AP-se te Kombeve te Bashkuara. Duke iu referuar miratimit te rezolutes per ligjshmerine nderkombetare te shpalljes se pavaresise se Kosoves Presidenti Topi shprehu qendrimin e Shqiperise ne mbeshtetje te dialogut mes Kosoves dhe Serbise i cili duhet te filloje pa humbur kohe. Ne mbeshtesim dialogun e sinqerte e konstruktiv per zgjidhjen e ceshtjeve praktike ne dobi te interesave te perditshme te qytetareve te tyre per ti ndihmuar ata por edhe per te lehtesuar pse jo qetesuar minoritetet perkatese shqiptare dhe serbe se tashme do te marre rruge zgjidhja e problemeve dhe ceshtjeve te perfaqesimit te gjuhes shkollimit apo te tjera nen frymen dhe vizionin e te ardhmes se perbashket evropiane - theksoi Presidenti i Republikes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›