E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero Epidemia ne Vlore shkak ndotja e ujit me fekale

Konfirmohet uji i pijshem si shkaku i epidemise ne Vlore si pasoje e se ciles aktualisht ndodhen te shtruar ne spital rreth 90 persona. Kete e pohon drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero i cili per kete situate ka fajesuar Drejtorine e Ujesjellesit ne Vlore. Gjithashtu Drejtoria e Shendetit Publik ne Vlore ka theksuar se uji i pijshem vijon te jete i ndotur. Ndersa nga ana e drejtorise se Ujesjellesit theksohet se uji vazhdon te jete i ndotur dhe se jane ne kushtet e remontit dhe ujesjellesi nuk ka fuqi te furnizoje normalisht gjithe qytetin.

Shkaku
Uji i pijshem eshte i ndotur me fekale ndaj dhe ky eshte shkau i fluksit te pacienteve ne Vlore. Keshtu u shpreh drejtori i PolitikaveShendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero i cili thekson se fajtor per kete eshte drejtoria e Ujesjellesit ne qytetin e Vlores. Analizat laboratorike konfirmojne ndotjen me fekale te ujit te pijshem cka ka shkaktuar epidemine masive simptomat e se ciles jane te ngjashme me ato te semundjes se sarmoneles - thekson Pipero. Ministria perpiqet te qetesoje banoret duke deklaruar se situata eshte nen kontroll nderkohe qe ka derguar ne spitalin e Vlores medikamentet e nevojshme per kete epidemi.

Ujesjellesi
Drejtoria e Shendetit Publik ne Vlore ka rikujtuar se uji i pijshem vijon te jete i ndotur. Sipas nje komunikimi te bere dje uji vijon te dale me ndotje bakteriologjike dhe nuk ploteson kushtet higjieno-sanitare per tu konsumuar. Masa e pare per kete eshte zierja e ujit dhe moskonsumimi i ujit pa u zier me pare. Duke mos u ndalur ne te dhena me te detajuara deklarata ben me dije vetem ndotjen duke rikujtuar gjithashtu te mos perdoret per konsumim ushqimor as uji i marre tek tuneli pasi uji i atij stacioni del me ndotje te larte. Nga ana e ujesjellesit thjesht pohohet se ne kushtet e remontit ujesjellesi nuk ka fuqi te furnizoje normalisht gjithe qytetin keshtu qe krijohen ore te tejzgjatura mosfurnizimi. Gjithashtu theksohet se po kryhet rigorozisht klorifikimi por kjo nuk eshte e mjaftueshme cka do te thote qe uji duhet te kaloje ne proces zierjeje para se te konsumohet.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›