Ish- presidenti Trump shpallet fajtor për abuzim seksual, por jo për përdhunim

Një gjykatë federale në Manhaten arriti përfundimin se ish- presidenti amerikan, Donald Trump, duhet t’i paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim E. Jean Carroll, për pretendimin e saj për “abuzim seksual”.
Kjo është hera e parë që një president amerikan shpallet përgjegjës për sulm seksual. Juria fajësoji Trump për abuzim seksual të E Jean Carroll, si dhe për shpifje ndaj saj, por juria nuk e fajësoj ish- presidentin “për përdhunim”.
Carrol pretendoi se, Donald Trump, abuzoi me të seksualisht në një dyqan në Nju Jorkut në vitin 1990.
Përveç kësaj, trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se Donald Trump ka shpifur ndaj E Jean Carroll në një postim të tetorit 2022 në Truth Social, kur ai i quajti akuzat e saj si “mashtrim”. Trump, për këtë, duhet t’i paguajë 280,000 dollarë dëmshpërblim Carroll për shpifje.
Formulari i vendimit
/rtsh.al/