Vritet në Ukrainë gazetari i AFP-së, agjencia: Jemi të shkatërruar

Një gazetar i Agjensisë France-Presse ka mbetur i vrarë sot pranë qytetit të sulmuar Bakhmut në Ukrainën lindore.
Përmes një postimi në Twitter Agjencia franceze të lajmeve ka bërë të ditur lajmin duke shprehur edhe ngushëllimet për familjen e gazetarit të AFP-së Arman Soldin.
“Jemi të shkatërruar kur mësuam për vdekjen e gazetarit të video-grafisë AFP, Arman Soldin, në Ukrainën lindore. Të gjitha mendimet tona shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij”, shkruhet në postimin në Twiter të AFP-së.
Soldin u vra nga goditja me raketa në periferi të qytetit Chasiv Yar, afër Bakhmut, ka bërë të ditur AFP, duke cituar kolegët që ishin dëshmitarë të incidentit, transmeton CNN.
Soldin është një ndër gazetarët e njohur që ka mbetur i vrarë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë, duke përfshirë fotoreporterin e Fox News Pierre Zakrzewski dhe konsulentin Oleksandra “Sasha” Kuvshynova, gazetarin dhe gazetarin e dokumentarëve Brent Renaud si dhe fotoreporterin Maks Levin.
/rtsh.al/