E Diel, 1 Nëntor 2026

Sadije Berisha: Nuk jam trumcak, jam shqiponjë që ngrihet mbi retë

Sadije Berisha, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, është kthyer në Suedi pas qëndrimit për një kohë të shkurtër në Shqipëri, ku u pa duke votuar pa të shoqin e saj.

Përflitet se ata janë ndarë, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Mendohet se Shkëlzen Berisha është lidhur me modelen Armina Mevlani.

Gjendjen e saj shpirtërore, Sadije Berisha e ka përshkruar me një postim në Facebook.

Dhe jeta ka për të vazhduar ashtu siç Zoti e ka shkruar. Dikush më tha se kur bie shi, trumcakët kërkojnë strehë, por jo shqiponjat, ato skanë nevojë për një të tillë. Shqiponja ngrihet lart mbi re, në majat e maleve, atje ku nuk ka shi dhe ku dielli shndrin, shkruan Sadije Berisha./ep

sadije berisha

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›