E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish- të përndjekurit, nderime në 6-mujorin e vdekjes të Lirak Bejkos

3468660492Ish-të përndjekurit politikë përkujtojnë 6-mujorin e vdekjes së Lirak Bejkos, i cili u vetëdogj gjatë grevës së urisë, vitin e kaluar.

Rreth orës 10:00, një grup ish-të përndjekurish janë mbledhur në vendin ku u zhvillua greva dhe në mënyrë simbolike, ish-të burgosurit ndezën një zjarr duke u shprehur se ‘kjo flakë nuk do të shuhet kurrë’.

Ish-i përndjekuri dhe koordinatori i grevës, Skënder Tufa, u shpreh se përndjekja ndaj ish- të burgosurve vazhdon.

Kërcënohemi dhe jemi në presion cdo minutë”, u shpreh ai.

Bejko ndërroi jetë pasditen e 2 nëntorit 2012 në spitalin e Barit. Ai i vuri flakën vetes më 10 tetor 2012 gjatë grevës së ish-të dënuarve, në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimeve./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›