Ish- ushtaraket Po na shkelen te drejtat
23/09/2010Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise leter perfaqesive diplomatike
Protesta per moszbatimin e ligjit per pensionet
Premtimet e pambajtura per statusin apo edhe te drejtat financiare te parealizuara kane nxjerre ne rruge ish-ushtaraket te cilet protestuan paraditen e djeshme duke kerkuar te frenohet qendrimi fyes dhe diskriminimi ndaj tyre. Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise ka kerkuar nga te gjitha forcat politike te vendit qe te marrin masa per te ndryshuar gjendjen ne te cilen ndodhet aktualisht kjo kategori e shoqerise. Premtimi me i madh i pambajtur sipas tyre eshte ai ne lidhje me pensionet e ish-ushtarakeve per te cilen edhe kete vit ende nuk eshte e sigurt nese do te kete nje zgjidhje reale. Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise i eshte drejtuar me nje informacion te plote te gjitha perfaqesive diplomatike ne vend ku shpjegon se per 20 vjet me radhe te gjitha qeverite kane genjyer ushtaraket ne reforme. Perfaqesues te kesaj aleance kane theksuar se ende denigrohen te drejtat e tyre per shkak se nuk po zbatohet as legjislacioni ne fuqi e miratuar nga Parlamenti dhe Presidenti i vendit. Ish-ushtaraket theksuan se po u shkelen te drejtat dhe lirite themelore ndersa te gjitha normat dhe parimet kushtetuese u japin atyre te drejte. Duke ngritur edhe njehere zerin per veshin e pushtetareve ata kerkuan qe te zgjidhet problemi i tyre per pensionet suplementare i cili zvarritet prej 20 vjetesh. Vendimi i Gjykates Kushtetuese per heqjen e pikes 2 te nenit 14 si dhe te nenit 27 te ligjit te meparshem ka sjelle heqjen e cdo kufizimi per perfitimet qe kane ish-ushtaraket nga ligji ne fjale qe do te thote se nje individ mund te marre deri ne 80 per qind te pages.
Fondi
Fondi per dhenien e pensioneve te ish-ushtarakeve rrezikon te digjet. Pas rrezimit te neneve te ligjit nga Gjykata Kushtetuese kur kane mbetur edhe tre muaj nga fundi i vitit buxhetor ende nuk ka nje ligj te perpiluar per llogaritjen e pensioneve per kete kategori. Fondet te vena ne dispozicion te mbrojtjes sociale per ish-ushtaraket ne buxhetin e Ministrise se Mbrojtjes jane rreth 3 miliarde leke ku perfshihen edhe shumat e parave qe do te mbulojne pjesen e pensioneve suplementare per ish-ushtaraket. Muaji shtator pritej te sillte nje zgjidhje vendimtare per kete ceshtje por ende nuk ka nje konsensus mes paleve.