E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike ne bote Shqiperia ze vendin e 48-te

23/09/2010Indeksi i Lirise Ekonomike te Botes per vitin 2010. Vjet ne vendin e 57-te

Liria ekonomike eshte nje nga fushat ku Shqiperia ka bere progres kete vit. Pavaresisht se recesioni shkaktoi renie globale te lirise ekonomike ne Indeksin e Lirise Ekonomike te Botes per vitin 2010 i cili eshte publikuar nga Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike theksohet fakti se vendi yne renditet i 48-ti ne liste krahasuar mes 123 vendeve. Nje vit me pare Shqiperia renditej ne vendin e 57-te.

Raporti

Vetem madhesia racionale e qeverise sipas raportit nuk eshte e mjaftueshme per te siguruar perfitimet e lirise ekonomike. Institucionet e lirise ekonomike si shteti ligjor dhe te drejtat e prones si dhe sektori monetar hapja tregtare dhe rregullimi ligjor jane te domosdoshme - theksohet ne raport. Shqiperia u rendit ne vendin e 8-te ne Madhesine e Qeverise Shpenzime Taksa dhe Sipermarrje dhe e 26-ta ne Sektorin Monetar. Pavaresisht kesaj Shqiperia u vleresua me dobet ne te gjitha kategorite e tjera e 83-ta ne Strukturen Ligjore dhe Mbrojtjen e te Drejtave te Prones 99-ta ne Lirine e Tregtise Nderkombetare dhe e 86-ta ne Sistemin Ligjor. Pavaresisht niveleve relativisht te larta ne disa fusha renditja e pergjithshme e Shqiperise ishte e 48-ta.

Studimet e reja

Raporti i ketij viti perfshin gjithashtu studime te reja qe analizojne ndikimin e mundshem te recesionit global ne nivelin e lirise ekonomike. Ekspertet kane analizuar se liria ekonomike pesoi renien e pare globale ne nje cerek shekulli me rezultatin mesatar ne renie prej 667 ne vitin 2008 qe eshte viti me i fundit per te cilin ka te dhena nga 674 ne vitin 2007. Nga 123 vendet qe renditen ne Indeksin e Lirise Ekonomike qe prej vitit 1980 88-te prej tyre ose 715 per qind pesuan renie ne renditjen e tyre ndersa vetem 35 vende ose 285 per qind regjistruan rritje ne Indeks. Ne pergjigje te renies ekonomike te vitit 2008 shume vende synuan te zgjerojne ne menyre te palogjikshme kreditimin dhe te rrisin rolin e shtetit ne politikat rregullatore duke demtuar lirine ekonomike dhe zbehur keshtu rritjen ekonomike ne te ardhmen. Edhe ne prag te recesionit cilesia e jetes ne vende me tregje te lira dhe te hapura eshte shume me e larte se ne ato vende me ekonomi te menaxhuar nga qeveria - ka theksuar dr. Zef Preci drejtor i ACER partnere lokale e Institutit Fraser. Me gjithe perparimin e shenuar Shqiperia ka nje rruge te gjate per te bere ne konsolidimin dhe permiresimin e lirise ekonomike te saj dhe vecanerisht ne garantimin e nje rritjeje ekonomike te qendrueshme ne nje ekonomi te turbullt globale. Kjo eshte e mundur permes respektimit te meritokracise dhe depolitizimit te sherbimit civil thellimit ne rruge institucionale te luftes kunder korrupsionit dhe shtimit te perpjekjeve per mireqeverisjen e vendit nxitjes se zhvillimit ekonomik duke shfrytezuar burimet e rritjes ne dispozicion venies ne jete te investimeve ne sektorin energjetik thellimit te metejshem te reformave ne sektorin arsimor dhe shendetesor dhe reduktimit realisht te perjashtimit social - perfundon dr. Zef Preci. Raporti rendit Hong Kongun ne vendin e pare i ndjekur nga Singapori e me pas Zelanda e Re. Serish Zimbabve ka nivelin me te ulet te lirise ekonomike midis 141 vendeve te perfshira ne studim e ndjekur nga Mianmari Angola dhe Venezuela.

Krahasimi

Ne Indeksin e Lirise Ekonomike vleresohet se Shqiperia perben nje rast interesant studimi. Raporti i Lirise Ekonomike ne Bote perdor 42 njesi matjeje te ndryshme per te krijuar nje indeks qe i rendit vendet e mbare botes ne baze te politikave qe inkurajojne lirine ekonomike. Sugjerohet se liria ekonomike mund te pesoje renie afatshkurter si pasoje e krizes por ne nje periudhe afatgjate liria ekonomike ka nje prirje te rritet pas nje krize bankare - theksohet ne raport. Guret e themelit te lirise ekonomike jane liria e zgjedhjes personale shkembimi vullnetar liria per te konkurruar dhe garantimi i prones private. Liria ekonomike eshte matur ne pese fusha te ndryshme madhesia e qeverisjes struktura ligjore dhe garantimi i te drejtave te prones gjendja e sektorit monetar liria e tregtise nderkombetare rregullimi ligjor i kredise tregut te punes dhe biznesit. Studimi tregon se individet qe jetojne ne shtete me nivel te larte te lirise ekonomike gezojne nivel me te larte te mireqenies me shume liri individuale dhe me shume jetegjatesi. Raporti i ketij viti permban gjithashtu kerkime te reja qe tregojne impaktin e lirise ekonomike ne normat e papunesise dhe nivelin e kriminalitetit. Raporti vjetor i Lirise Ekonomike ne Bote i rishikuar nga ekspertet eshte pergatitur nga Instituti Fraser nje think-tank lider ne politikat publike ne Kanada ne bashkepunim me institutet e pavarura ne 80 shtete dhe territore. Raporti perditeson te dhenat e raporteve te meparshme ne ato raste kur te dhenat jane rishikuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›