E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-blloku, bashkëjetesa e lokaleve lluksoze me rrugët me gropa

Kanë kaluar 1 muaj e 9 ditë që kur është folur për çlirimin e ish bllokut në Tiranë, por ende trotuaret janë nën zotërimin e lokaleve dhe shumë pak në pushtetin e këmbëve të kalimtarëve. Pavarësisht veprimeve të herë pas hershme të policisë bashkiake asnjë karrige nuk ka lëvizuar nga ky vend që ka tashmë 15 vjet.

Por, nuk është shqetësimi i vetëm i “bllokmenëve të rinj”, kjo është një prej rrugëve kryesore që kalon mes përmes kësaj zone dhe ka vite që është në gjendje të mjerushme.

Në këtë rrugë, vështirë të gjesh pjesë të asfaltuar. Edhe pse është një ndër rrugët me të populluara në Tiranë, prej vitesh askush nuk ka vënë dorë për të ndërhyrë në infrasturkurë.
Në fakt kontradita qëndron mes bareve apo restoranteve luksoze në zonën e ish bllokut që kanë këtë skenë përballë dyerve të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›