E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish-blloku zonë këmbësore, Thornton: Siguri për kalimtarët dhe estetikë

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet do të zhvillohet një projekt me mbështetjen e rrjetit botëror “WALK 21” për ta kthyer atë në zonë këmbësore.

Bronwen Thornton CEO pranë “WALK 21”, tha në ceremoninë e organizuar me rastin e prezantimit të këtij projekti ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, se “ky projekt për zonën e ish-bllokut ka një ndikim të madh dhe shumë interesant që ka të bëjë me qasjen e lëvizshmërisë”.

“Projekti nuk është vetëm për sigurinë, por ka një dedikim të veçantë, është fantastik edhe për estetikën e lagjes, hapësirës, do të jetë garantues sigurie për fëmijët dhe kalimtarët. Është një dimension shumë i rëndësishëm”, tha Thornton duke shtuar se  “në tetor do të festojmë për ndryshimet në rrugët e ish-bllokut”.

Thornton bëri të ditur se “në tetor do të vijmë këtë vit me konferencën ndërkombëtare të “WALK 21″, nismë botërore e simulimit të lëvizshmërisë aktive. Është edicioni i 25-të i Konferencës Ndërkombëtare dhe një nga dimensionet më të rëndësishme të konferencës nuk është thjesht eventi që është spektakolar, por të kemi një trashëgimi lokale të lënë në Shqipëri dhe Tiranë”.

Projekti për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut do të krijojë një tjetër hapësirë  urbane në zemër të kryeqytetit.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›