Ish-deputeti i PD-se kreu i Komisionit te Sherbimit Civil

Ish-deputeti i Partise Demokratike Ramiz Cobaj zgjidhet kryetar i Komisionit te Sherbimit Civil. Ish-deputeti Cobaj do te jete njeriu qe do te vleresoje punen e administrates se qeverise Berisha. Institucioni i KSHC-se pretendohet te jete i pavarur por drejtimi i tij eshte lene ne doren e nje deputeti qe nga vitet 2005-2009 ka ngritur kartonet ne Parlament sipas vullnetit politik te Kryeministrit Berisha. Me votat e shumices eshte zgjedhur edhe nenkryetari i ri i komisionit i cili eshte Fatmir Tafaj. Opinioni i vleresimit te KE-se per Shqiperine preku edhe administraten publike duke e cilesuar ate si lsquoadministrate politike. Dhe politika ne kete rast fillon qe nga drejtimi i nje institucioni qe do te marre parasysh te gjitha ankesat e te gjithe te punesuarve qe gezojne statusin e nepunesit publik kundrejt vendimeve nga institucioni ku ata punojne.
Deklarata e CobajtTe enjten komisioni mori vendimin qe une te jem kryetari. Duke iu referuar raportit te BE-se eshte inkurajuar puna e Sherbimit Civil dhe per kete ceshtje ky komision do te vazhdoje misionin e tij - tha kreu i KSHC-se Ramiz Cobaj. I pyetur se si ish-deputet i Partise Demokratike si do te arrije te drejtoje nje institucion te pavarur si Komisioni i Sherbimit Civil kryetari Cobaj theksoi se me miratimin e ligjit te Gjykates Administrative ky komision i kalon ne varesi kesaj gjykate. Por deri atehere do te respektohen pike per pike ato qe jane shkruar ne opinionin e KE-se.
Misioni i KSHC-seDo te jete nje ish-deputet i PD-se ai qe do te informoje Kuvendin per veprimtarine e nje organi te larte si KSHC-ja per vitin 2010 ne permbushje te misionit te tij per garantimin dhe mbrojtjen e te drejtave te nepunesve civile. Si do te trajtohen ankesat e nepunesve civile do te ngelet per tu pare ne raportin e vleresimit te vitit 2010. Sa shkarkime te padrejta nga puna do te kete pasur viti 2010 sa prej tyre do te jene ne gjendje te shqyrtohen kjo do te kuptohet ne fundin e ketij viti. Ngelet per tu pare edhe arsyeja se sa kujdes do te tregohet per sa i perket pranimit ne sherbimin civil ne menyre te vecante ne administrate qe te vijne elemente me te afte nga ana profesionale. Komisioni i Sherbimit Civil eshte aktualisht me kater anetare nga 5 qe duhej te kishte. Ramiz Cobaj zevendeson ne kete detyre Vera Shtjefnin e cila tashme eshte anetare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kurse Fatmir Tafaj zevendeson ne detyre Sajmir Manen i cili e perfundoi mandatin ne korrik te ketij viti. Ky institucion eshte teper i rendesishem per mbrojtjen e nepunesve civile. Ai pritet te shkrihet me ngritjen e Gjykates Administrative por shtyrja e votimit te ketij ligji beri qe Kuvendi te shikoje te nevojshem plotesimin e Komisionit te Sherbimit Civil me anetare sic e parashikon ligji perkates. Anetaret zgjidhen me shumice te thjeshte dhe propozohen 2 nga qeveria nje nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe 2 nga Pushteti Lokal. Komisioni i Sherbimit Civil eshte karakterizuar nga shume probleme pasi dy kryetare kane dhene doreheqjen pavaresisht faktit se mandati i tyre ishte deri ne vitin 2012.