E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule-Rama zbardhet formula e konsensusit. PS heq dore nga kushtezimi per hetimin

Bruksel Komisioneri Europian per Zgjerim e cileson oferten e PS-se si nje mundesi per zgjidhjen e krizes

Partia Socialiste ka prezantuar dje zyrtarisht shqetesimet e veta per krizen politike ne tryezen e komisionerit te Bashkimit Europian per Zgjerimin Stefan Fule. Ne nje vizite te paralajmeruar Rama dje se bashku me deputetin Taulant Balla ka zhvilluar nje takim me Fulen ku eshte diskutuar mbi situaten ne Shqiperi. Edhe pse nuk eshte arritur ne nje qendrim te posacem selia roze ka bere te ditur se takimi ka krijuar nje perspektive pozitive duke qene se ne tryeze eshte vene oferta e fundit per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Sipas te njejtave burime qe i referohen kreut socialist komisioneri i BE-se ka mbeshtetur propozimet socialiste si nje formule e qendrueshme dhe objektive per zgjidhjen e krizes politike ne vend e cila duhet thene se ka rreshqitur ne nje nivel te ri. Minimalisht PS-ja ka hequr dore nga kushtezimet ne marredheniet me Parlamentin nje hap qe i jep frymemarrje te re komunikimit politik ne vend. Ajo qe ende nuk eshte bere zyrtare eshte fakti nese BE-ja do te ndermarre nje mision te ri ndermjetesimi qe do te mund te funksionalizonte edhe procesin e hartimit te reformes zgjedhore ne vend. Argumenti socialist kesaj radhe ngjan i kompletuar pse doreheqja nga fletet e votimit e vendos oferten e saj ne perputhje te plote me rezoluten e Parlamentit Europian. Kjo e fundit eshte nje dokument baze nga i cili nisen te gjitha qendrimet e Komunitetit Europian per krizen shqiptare e cila gradualisht po kthehet ne nje fature ende te pakuptuar per zgjedhjet e ardhshme lokale. Per me shume qe oferta e PS-se eshte pershendetur javen e kaluar nga zyra e komisionierit per Zgjerim i cili duhet thene se ka qene qe ne fillim nje mbikeqyres i situates shqiptare. Ne kete kontekst bashkepunimi Edi Rama ka falenderuar Fulen per sa i perket vendimit per liberalizimin e vizave qe ishte nje akt unanim i vendeve anetare te Bashkimit Europian. Nderkohe si probleme te shtruara per diskutim ka qene edhe presioni qe qeveria u ben mediave kritike presion i cili sipas PS-se ka cuar ne cenimin e lirise se tyre. Pas ketij takimi te kerkuar nga Edi Rama qe ka qene me karakter informues eshte i logjikshem nje reagim nga ana e BE-se ne drejtim te qeverise shqiptare. Kjo e fundit ka nje mbeshtetje shume te madhe nga te djathtet ne PE te cilet aktualisht kane shumicen. Ajo qe i jep nje avantazh per momentin PS-se eshte fakti se me oferten e re te saj ajo po kerkon thjesht zbatimin e rezolutes se PE-se per krizen e cila perputhet me draftin qe nuk parashikon fletet e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›