Ish-diktatori amerikanojugor ne gjyq per genocid

Ish-diktatori i Guatemalës, një shtet në Amerikën Qëndrore, mohoi akuzat për genocid dhe masakrimin e mijëra indigjenëve majanë, në një gjyq historik që po zhvillohet në kryeqytetin Guatemala City.
Efrain Rios Montt, në argumentat përmbyllëse të mbrojtjes së tij, ndonëse pranoi faktet për ngjarjet e ndodhura gjatë udhëheqjes së tij, në vitet 1982-83, këmbënguli se ai nuk kishte pasur asnjë rol në spastrimin etnik që vazhdon të jetë një plagë e hapur e shoqërisë guatemalase. ”Nuk kam autorizuar kurrë, firmosur, propozuar apo urdhëruar çfarëdo lloj sulmi ndaj civilëve, i motivuar nga ndienjat e diskriminimit etnik, racor apo fetar”, theksoi Rios Montt në gjykatë. Megjithatrë, sipas mediave vendase, duket se ekzistojnë prova të bollshme për të provuar të kundërtën, për ish-diktaroin 75-vjeçar dhe shefin e tij të shërbimit sekret gjithashtu në gjykim, 86-vjeçari Mauricio Rodriguez Sanchez. Besohet se Rios Montt, i cili drejtoi vendin për dy vjet pasi mori pushtetin nëpërmjet një grushti ushtarak, përdori kërcënimin e rebelëve markistë, për të angazhuar trupat ushtarake në “zhdukjen nga harta” të disa dhjetëra fshatëra të banuara nga indigjenë.