Ish drejtues i RTSH Agron obani merr titullin Qytetar Nderi

Një prej gazetarëve gjirokastritë ish drejtues i RTSH Agron Çobani, është nderuar nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, me titullin “Qytetar Nderi”. Ka qenë iniciativa e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, për të vlerësuar me titullin më të lartë, birin e qytetit Agron Çobanin nga ana e legjislativit vendor. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë, miq, bashkëkohës dhe shokë të Çobanit.
Bashkëshortja e Agron Çobanit, ka marrë në dorëzim titullin nga ana e bashkisë me motivacion, “Për kontribut të shquar në fushën e publicistikës, kulturës, traditës dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare”.
Agron Çobani konsiderohet si një ndër figurat e gazetarisë shqiptare sidomos asaj radiofonike dhe televizive. Ai lindi në fshatin Nepravishtë në Gjirokastër. Më pas kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës ndërsa ushtroi aktivitetin e tij deri në fillim të viteve ’80 në RTSH. Më pas u internua nga regjimi i atëhershëm në veri të vendit ku ushtroi profesionin e mësuesit.