E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat amerikane ndryshohen procedurat e aplikimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigruese. Drejtuesja e Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Lajra Keri, në një komunikim me mediat ka bërë të ditur se procedura e re që do të nisë nga data 21 dhjetor, është më i thjeshtë, më i përshtatshëm dhe përfshin çdo shërbim në një pagesë.
 “Ka një renditje se si funksionojnë gjerat. Duhet të plotësohet formulari i palikimit on-line përpara se të kryhet pagesa. Duhet hapur një llogari me parnterin tonë on-line ose nëpërmjet telefonit dhe duhet kryer pagesa 48 orë përpara se të caktohet një datë takimi. Për pagesën e vizave jo-emigruese duhet paguar on-line ose nëpërmjet telefonit me kartë krediti, ose duke u paraqitur personalisht në një degë të Bankës Tregtare Kombëtare. Nëse një palikant e ka paguar tarifën për vizë jo-emigrimi përpara datës 19 dhjetor dhe nuk ka pasur mundësi të caktojë një datë takimi, nuk duhet të shqetësohet, ai mund të dërgojë një adresën e adresën e e-mailit të Konsullatës amerikane në Tiranë. Me sistemin e ri ka më pak pagesa për të kryer dhe më shumë mënyra për të kryer pagesën, si dhe për të caktuar një datë takimi”, u shpreh Keri. 
Ambasada amerikane në Tiranë po kalon në një shërbim të ri të caktimit të takimit. Ky system i ri po implementohet në mbarë botën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›