E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj, kërkon rikthimin në Policinë e Shtetit

Mësohet se ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, ka paraqitur kërkesë për t’u rikthyer në radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve për RTSH, kërkesa është depozituar menjëherë pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar në krye të BKH-së.

Aida Hajnaj u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit më 30 korrik të vitit 2020 dhe u lirua nga detyra më 1 shtator.

Më herët ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës. Po ashtu Hajnaj ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.

Sa i takon drejtuesit të ri të BKH-së, drejtimin e përkohshëm të institucionit e ka marrë zëvendësdrejtori Joni Keta. Kandidatët për drejtimin e BKH janë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›