E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ekspozita mberrijne ne prokurori dokumentet e METE-s

Hetuesit zbatojne urdhrin e sekuestros ne dikasterin e Metes

Oficeret e policise gjyqesore kane zbatuar vendimin e prokurorise per te sekuestruar te gjithe praktiken e Ministrise se Ekonomise per privatizimin e truallit dhe godines se ish-ekspozites Shqiperia Sot. Materialet voluminoze jane dorezuar prane njesise hetimore Task Force ne Prokurorine e Tiranes e cila ka filluar nje verifikim te plote. Lajmi behet i ditur nga burime prane akuzes qendrore sipas se cilave dokumentet origjinale po hetohen nga prokurori Gentian Osmani i cili me pas do te percaktoje edhe rendin hetimor ku pritet te therrase per deshmi zyrtare dhe ish-zyrtare te Ministrise se Ekonomise. Dokumentet origjinale per privatizimin e truallit dhe godines se ish-ekspozites kane mberritur ne prokurori. Urdhri i sekuestrimit eshte zbatuar nga oficeret e policise gjyqesore ditet e fundit duke marre nga dikasteri qe drejtohet tashme nga kreu i LSI-se Ilir Meta materialet e plota thane burimet nga akuza qendrore.

Hetimet

Task Forca ka nisur hetimet me iniciativen e saj per ceshtjen e ish-ekspozites lidhur me dyshimet se mund te jete shperdoruar detyra si dhe te jete kryer korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike. Hetimet nisen kryesisht te nxitura nga debatet politike dhe akuzat e deputetit te opozites Eduart Shalsi i cili foli per afera korruptive duke hedhur dyshime mbi format qe kishte ndjekur ish-ministri i METE-s Genc Ruli per te privatizuar ish-ekspoziten. Ne dosjen Ish-ekspozita ndodhen pervec akuzave te politikaneve dhe biznesmeneve edhe kontratat e prishura disa here per kete godine. Me nje vendim sekuestroje njesia Task Force i ka kerkuar Drejtorise se Administrimit dhe Shitjes se Pronave Publike ne varesi te Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes te gjithe dokumentacionin qe posedon per procedurat qe jane ndjekur gjate privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot. Nga verifikimi i pare i dokumenteve prokuroria thote se cmimi i privatizimit te godines eshte caktuar ne menyre konkrete nga vendimi i qeverise. Sipas prokurorise VKM-ja ka percaktuar qarte cmimin e zones dhe cmimin qe do te aplikohej ne kete privatizim. Akuza eshte duke verifikuar nese propozuesit e ketij vendimi te qeverise kane ndjekur si duhet procedurat per caktimin e cmimit te godines dhe te truallit. Hetuesit saktesojne se ceshtja po hetohet ne dy aspekte privatizimin e godines dhe cmimin e truallit. Opozita ka krahasuar cmimet e disa trojeve ne afersi te ish-ekspozites te cilat jane privatizuar disa here me shume se sa cmimi i vendosur per truallin dhe godinen ne fjale. Sipas deputetit Shalsi pas privatizimit te Ministrise se Ekonomise jane disa biznesmene te lidhur me mazhorancen. Akuza deklaron se ne prokurori do te paraqiten pronaret e tokes dhe biznesmenet pas tyre.

Dokumentet

Burime nga prokuroria kryeqytetase thane se hetimet jane ne fazen fillestare dhe veprimi i pare konsiston ne marrjen e dokumenteve nga METE. Institucioni i drejtuar tashme nga kreu i LSI-se Ilir Meta i ka vene ne dispozicion hetuesve te gjitha procedurat e privatizimit. Dokumentet jane shkresat e projektvendimit te privatizimit leterkembimi i qeverise dhe ministrise me pronaret. Objekt i verifikimeve eshte procedura dhe metodika me te cilen eshte percaktuar cmimi i references si dhe kontratat e parakontratat qe pronaret kane nenshkruar me biznesmenet e permendur ne deklaratat politike. Prokuroria thote se fillimisht do te shqyrtoje dokumentacionin qe ndodhet ne Bashkine e Tiranes dhe Ministrine e Ekonomise si dhe listen e cmimeve te zones ne Hipoteke. Hetimet per kete privatizim qe opozita e ka quajtur te parregullt dhe me klientelizma kane filluar kryesisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›