Meta-Prifti akuza per puc ndaj Berishes

Debati Meta-Prifti eshte rikthyer dje fuqishem ne skenen politike me akuza dhe kunderakuza te cilat nisin nga pozicionet ministrore dhe perfundojne ne marredheniet e secilit me Kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama. Keshtu paraditen e djeshme ishte kryetari i LSI-se njekohesisht ministri aktual i Ekonomise Ilir Meta i cili shpertheu pas nje interviste qe Dritan Prifti dha dy dite me pare ne emisionin televiziv Top Story ne Top Channel. Meta duke i quajtur cudira deklaratat e Priftit theksoi se ai ka qene personi qe i ka derguar disa oferta te Edi Rames per ti bere mazhorances aktuale nje puc parlamentar. Jam informuar per cudirat e radhes qe ka thene Prifti dhe dua tju siguroj se keto jane kaq te verteta dhe te sinqerta sa ka qene pohimi i tij se gjate kesaj periudhe te shkarkimit nga detyra nuk ka pasur asnje kontakt me perfaqesuesit e opozites kur nderkohe vetem tri dite me pare pas nje takimi te drejtperdrejte qe kishte pasur me zotin Edi Rama erdhi dhe me percolli oferten e z. Rama per te bere nje puc parlamentar si rezultat i te cilit une do te perfitoja postin e Kryeministrit nderkohe qe Dritani kishte marre garanci qe te rikthehej ne Ministrine e Ekonomise dhe te Energjetikes deklaroi Meta. Duke zbuluar kete zhvillim te panjohur qe nxit idene e nje cmimi shume te shtrenjte te Dritan Priftit per stabilitetin politik te vendit kreu i LSI-se Ilir Meta duket se ka mbyllur edhe rrugen e metejshme te bashkepunimit me te. Kjo duket edhe nga qendrimi qe mbajti kreu i LSI-se ne lidhje me deklaratat e Priftit sipas te cilave ai do te vijonte te ishte pjese e grupit parlamentar te LSI-se. Gjuha e perseritur e shantazhit eshte krejtesisht e papranueshme sidomos kur ajo behet ne emer te krimit te organizuar dhe te korrupsionit ndaj LSI-se por edhe ndaj institucioneve legjitime te ketij vendi. Besoj se ai e ka te qarte vete rrugen e tij. Levizja Socialiste per Integrim e ka te pandryshueshme rrugen e saj eshte shprehur zevendeskryeministri i Shqiperise. Nga ana tjeter i menjehershem ka qene reagimi i Dritan Priftit i cili hodhi poshte akuzat e Metes se ai ishte nje korrier i Rames. Sipas deputetit te LSI-se Meta eshte nje kloun i cili po shikon mundesine te jete nje Kryeminister me votat e socialisteve. Akuzat jane plotesisht qesharake. Jam tallur disa here kohet e fundit me kete kloun qe vdes per tu bere Kryeminister dhe kam mesuar prej tij kulisat dhe makinacionet qe shpreson ta ribejne Kryeminister me votat e PS-se. Ai ka mbi 2 muaj qe komunikon me Edi Ramen duke i ofruar votat atij per te rrezuar Berishen ne Parlament duke i kerkuar qe te jete vete Kryeminister theksoi Prifti. Madje Prifti thekson ne deklaraten e tij se ai vete ishte bere pengese per realizimin e kesaj aspirate te Metes. Une kam qene pengese e planit te tij sepse kam qene vota nr.71 per Sali Berishen. Kryeministrin e kam informuar per keto tratativa te Ilir Metes prej kohesh thekson Prifti duke shtuar se keto deklarata te Metes jane vetem qesharake. Nga ana tjeter ne krah te Ilir Metes doli edhe deputeti i LSI-se Nasip Naco. Ne nje prononcim per gazeten Shqip Naco theksoi se Dritan Prifti ka thyer kodin moral te partise se tij. Une kam qene me Priftin gjate seances plenare te se enjtes dhe grupit parlamentar te LSI-se dhe aty nuk ka shprehur asnje nga shqetesimet qe theksoi ne nje studio televizive. Do te ishte e udhes qe shqetesimet e tij ti shprehte fillimisht ne forumet e partise dhe prandaj mund te them se Prifti ka thyer kodin e etikes se LSI-se argumentoi deputeti i LSI-se.