E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-futbollisti argjentinas goditet me plumb në kokë

Kaseres është qëlluar në përpjekje për të ndaluar disa grabitës që po rrëmbenin makinën e tij tip BMË. Aktualisht ish-mbrojtësi argjentinas ndodhet i shtruar në spitalin e kryeqytetit argjentinas në gjendje kritike për jetën.

I pranishëm në spital për ta vizituar ishte edhe ish-shoku i tij në kombëtare dhe trajneri aktual i Argjentinës, Diego Armando Maradona.

“Kaseres ndodhet ne duart e Zotit tashmë, dhe unë shpresoj që ai ta ndihmoje atë”, ka deklaruar Maradona.

Fernando Kaseres, 40 vjeç ka luajtur me kombëtaren argjentinase në vitin 1993 në Kupën e Amerikës Latine, dhe në vitin 1994 në Botërorin e SHBA-së.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›