Shkon në 35 numri i të prekurve me virusin e derrit
Tashmë vendi ynë regjistron 35 të prekur, por situata nuk është alarmante, ndryshe ngase ndodh në vendet e tjera. Instituti i Shëndetit Publik, në ditarin e përjavshëm në lidhje me ecurinë e gripit pandemik, bën me dije se kohët e fundit janë shtuar infeksionet respiratore.
"Në javën e fundit të tetorit është konfirmuar një rast i ri me virusin A/H1N1. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin pandemik deri në datën 1 nëntor 2009 është 35. Të gjitha rastet tashmë janë të shëruar",- thuhet në të dhënat për virusin A/H1N1 të ISHP-së, të bëra publike një ditë më parë. Sipas të njëjtave burime, deri më tani janë marrë 943 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri më i madh i mostrave është marrë në grupmoshën 25-44 vjeç, ku dhe vihet re dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se vaksina kundër këtij gripi do të nisë të shpërndahet gjatë muajit dhjetor për personat e rriskut., ose ndryshe për personat me imunitet më të dobët si dhe për bluzat e bardha.