Përmbyset autobusi në Fier, pesë të plagosur
Një autobusë me 50 pasagjerë është përmbysur pas përplasjes me një maune, duke lënë pas disa të plagosur. Sipas njoftimeve më të fundit, autobusi ishte i linjës Tiranë-Athinë, por duket se udhëtimi është ndërprerë në mes për shkak të aksidentit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Mbrostar. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, duke ndihmuar në transportimin e të lënduarve për në spital. Të plagosurit janë nxjerrë nga dritaret, pasi autobusi është përmbysur. Burime nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se asnjë personat nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.