E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-gjenerali: Luan Hoxha kishte dijeni per fabriken e Gerdecit

Tirane- Ish-komandanti i brigades logjistike, gjenerali Kadri Sula ka deklaruar se ish-Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha ka qene ne dijeni te fabrikes se Gerdecit. Sula ka sqaruar dje para Gjykates se Tiranes ne lidhje me dosjen "Gerdeci" se detyra e tyre ishte qe te behej koordinimi me drejtuesit e reparteve vartese, per dergimin e municioneve ne fabrike ne kohen qe te ishin gati. "Jam njohur me urdhrin 1648 te Komandes Mbeshtese Logjistike, i cili ishte per dorezimin e municioneve ne fabrike. Kemi zbatuar urdhrat qe na kane ardhur per dorezim municioni dhe ishin ne zbatim te urdhrit te ministrise. Nga Komanda Mbeshtetese nuk me ka ardhur grafik i vecante per dorezim municioni, por jam njohur me urdhrin per transportim municioni dhe e kemi vene ne zbatim, per llogari te MEICO-s. Per koston e te gjitha ketyre veprimeve thuhej se kjo do t'i faturohej ne fund firmes MEICO, por kjo kosto u perballua nga Komanda Mbeshtetese", ka sqaruar dje deshmitari Sula. Ai ka treguar se e njihte te pandehurin Ylli Pinari, si dhe kishte pasur me te marredhenie pune korrekte. Ndersa me te pandehurin Mihal Delijorgji ishte njohur nga Pinari, i cili ia kishte prezantuar si perfaqesues i firmes amerikane SAC. Takimi eshte bere ne Qafe-Molle. Takimi erdhi pas nje bisede telefonike te Sules me Zija Bajen, i cili ishte me Luan Hoxhen, ku eshte informuar se po dergoheshin shume pak municione per demontim dhe se magazinieret e objektit te tyre ne Qafe- Molle, nuk deklaronin sasine e municioneve. Per kete arsye Sula pas disa ditesh eshte nisur me Pinarin per ne Qafe-Molle dhe aty ka qene prezent edhe Delijorgji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›