Divorci, lidh veten me kabull korrenti 34-vjecari
Tirane- Nje i ri i ka dhene fund jetes se tij, duke u lidhur me kabull elektriku, pas divorcit. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne banesen e viktimes Arjan Kadare, 34 vjec, ne afersi te Shkolles se Kuqe ne Tirane. Sipas hetimeve, Kadare eshte lidhur me rrjetin elektrik te baneses se tij dhe me pas ka futur telat e energjise ne prize. Nga te dhenat e uniformave blu mesohet se 34-vjecari kishte kohe qe kishte kaluar ne depresion, pas divorcit te tij pak kohe me pare. Sipas deshmive, ai kurohej per depresion. Diten e djeshme ai kishte qene vetem ne banese dhe ka vendosur qe t'i jape fund jetes. Pasi ishte lidhur me kabell elektrike, ai ka futur telat ne korrent duke i sjelle vdekjen e menjehershme. Kane qene familjaret qe e kane gjetur trupin e karbonizuar te te afermit te tyre dhe menjehere eshte njoftuar policia. Hetimet e plota ne lidhje me kete ngjarje pritet te zbardhen ditet ne vazhdim.