Ish-gjenerali serb i policisë akuzohet për gjenocid në Srebrenicë
SARAJEVË- Ish-gjenerali i policisë serbe në Bosnje, Goran Sariç u akuzua sot për gjenocid të kryer në vitin 1995, në Srebrenicë, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
"Si komandant i Brigadës së Policisë Speciale të Ministrisë së Brendshme të serbëve të Bosnjes (...) Sariç ka ndihmuar anëtarë të tjerë në kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë", theksohej në një komunikatë të prokurorit të krimeve të luftës.
Sipas të njëjtit burim, njësitë nën komandën e Goran Sariç, 48 vjeç u përfshinë në zhvendosjen me detyrim të popullsisë myslimane të Srebrenicës, në lindje të vendit, në çarmatimin e kaskave blu të OKB-së, para se të ekzekutoheshin.
Njësitë e tij u përfshinë gjithashtu në arrestimin e disa mijëra personave myslimanë, të cilët më pas u ekzekutuan.
(e.m/ata/BalkanWeb)