E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik në Kombinat, bllokohet rruga për 1 orë- FOTO

Trafiku në Tiranë? Ai që jeton në kryeqytet e di shumë mirë sesa herë ka nxjerrë fjalën e keqe nga goja teksa udhëton me makinë. Dhe kjo për faj të rrugëve të ngushta, as të sinjalistikës, joooo, por edhe për shkak të rrugës sesi e ke marrë patentën. Ja ku jemi sot rreth orës 12:00 në Kombinat, ku trafiku u bllokua për rreth 1 orë. Shkaku, dikush dhjetra metra para kishte hyrë gabim, pas tij një tjetër, e kështu me radhë duke krijuar vargun zinxhir me automjete, pasagjerëve të së cilave në këtë vapë gushti iu desh të qëndronin në trafik. E keqja nuk ka fund kur në këtë aks nuk kishte asnjë polic rrugor dhe për aq kohë sa trafiku qëndroi i bllokuar në të dyja krahët, asnjë efektiv rrugor nuk mbërriti ti jepte zgjidhje situatës.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Trafik në Kombinat, bllokohet rruga për 1 orë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›