E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-guvernatori i shtetit amerikan të Ilinois dënohet me 14 vjet burg

SHBA- Ish-guvernatori i shtetit amerikan Ilinois me origjinë serbe, Rod Blagojevich është dënuar të mërkurën me 14 vjet heqje lirie për shkak të korrupsionit, njoftojnë mediat e huaja.

Ai ishte akuzuar në 18 pika për korrupsion, përfshirë edhe përpjekjen për të tregtuar vendin e zbrazët të senatorit, pas zgjedhjes së Barak Obamas për president të SHBA-ve.

Blagojevich kishte kërkuar falje për veprimin e tij dhe në drejtimin e tij gjykatës kërkoi mëshirë me rastin e shqiptimit të dënimit. Një gjë e tillë paraqet precedent në procesin e deritanishëm trevjeçar kundër tij, pasi që nga fillimi ishte shprehur i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

“Këtu jam i dënuar për vepër kriminale dhe e pranoj këtë. Natyrisht, se më vjen keq për shkak të kësaj”,- ka thënë Blagojevich. Procesi dëgjimor ka zgjatur dy ditë, ku të dyja palët kanë paraqitur argumentet e tyre.

Blagojevich, emri i vërtetë i të cilit është Millorad, është arrestuar në dhjetor të vitit 2008, pas të cilës ishte shkarkuar nga detyra e guvernatorit. Ky është njëri nga dënimet më të ashpra të shqiptuara ndonjëherë për korrupsion në Ilinois.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›