E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtohet sot 8 dhjetori, dita kombëtare e rinisë

TIRANË- Kujtohet sot 8 dhjetori, e njohur si dita kombëtare e rinisë në kujtim të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit "Studenti", ishin iniciatorë të kthesës historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Dita e Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.
(el.me/BalakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›