E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-komandanti i KFOR-it Buhler, nuk vjen në Skënderaj për t`u bërë qytetar nderi

Për 28 Nëntor, Kuvendi Komunal i Skënderajt, ndonëse ka paralajmëruar, ka dështuar të mbajë seancë solemne. Në të ishte paraparë që ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, të shpallej qytetar nderi i Skënderajt.

Vendimi për këtë shpallje, me propozimin e kryetarit Lushtaku, ishte marrë në seancën e shtatorit, nga KK-ja, raporton koha. Prezenca e Buhlerit nuk ishte siguruar as pas përpjekjeve të mëdha, ndërkaq zëdhënësi Koci, përmes telefonit, ka thënë se seanca solemne është shtyrë për shkak të mosprezencës së gjeneralit Buhler./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›