E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i e liron nga akuza për vrasje

Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Nijazi Mulën të pafajshëm për vrasje, meqë nuk e ka vërtetuar se ai mban përgjegjësi penale për veprën penale për të cilën është akuzuar.

Trupi gjykues e shpalli të akuzuarin të pafajshëm për shkak të lajthimit faktik.

Mula e ka qëlluar dhe vrarë Tafil Shabanin kur gabimisht kishte besuar se viktima po e sulmonte atë dhe kolegun e tij. Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror publik i EULEX-it.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›